Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se Kosovës po i bëhet padrejtësi e madhe duke iu pamundësuar nga Serbia që të anëtarësohet në organizatat më të mëdha ndërkombëtare.
Rama në takimin e përbashkët të dy qeverive Kosovë- Shqipëri që po mbahet në Pejë i është drejtuar BE-së me fjalët në gjuhën angleze “What the Fuck” (Çfarë dreqin është kjo), e cila ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të vënë tarifë prej 100 për qind për produktet serbe që do të hyjnë në Kosovë, përcjell arbresh.info.
“Sot ëshgtë koha për të vënë tarifa 100 për qind në veri dhe për të pasur tarifa 0 për qind në jug të Kosovës. Kush e konsideron Bashkimin doganor si kërcënim qoftë në Beograd apo në Bruksel e ftojmë që të ult në tavolinë me ne dhe t’i shpjegojmë se ky nuk është një kërcënim por një shembull që duhet ndjekur”, ka thënë Rama.
Sipas tij, nuk mund të konsiderohet se dialogu me Serbinë ka përparuar duke shtuar se ato që po bënë Serbia kundër Kosovës janë jo vetëm sfiduese por edhe provokuese./arbresh.info/
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike