Krejt çka dihet për vrasjen që tronditi mbrëmë Prishtinën

08:24 | 26 Mars 2025
E.H

Kosova nuk po gjen qetësi këto tre ditët e fundit nga vrasjet që po ndodhin.

E vrasja e fundit ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni” në kryeqytet, ku si pasoj e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, shkruan Arbresh.info

Fillimisht viktimat janë dërguar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor, por më pas njëri nga ta ka humbur jetën.

LEXO EDHE:

Ky është personi që dyshohet se mbeti i plagosur sonte në Prishtinë

Ndërsa nga policia kanë bërë të ditur se është identifikuar i dyshuari dhe është në kërkim policor.

“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, thanë nga Policia e Kosovës mbrëmë.

Siç raportohet në media, viktima është Naser Gashi 62-vjeçar ndërsa i plagosuri është Miftar Miftari 41-vjeçar.

LEXO EDHE:

Ky është personi që dyshohet se mbeti i plagosur sonte në Prishtinë

Ndërsa dorasi, sipas raportimeve, dyshohet se është Alban Gashi i cili ndodhet ende në arrati.

Ndryshe, kjo është vrasja e katërt që ka ndodhur në Kosovë brenda pak ditësh në vend.

Fillimisht rasti i parë ka ndodhur të dielën në Vushtrri, ku një 19-vjeçar me inicialet B.D ka privuar nga jeta bashkëmoshatarin e tij, Ardit Zymeri.

Ndërkohë, pasditen e së hënës Vushtrria u trondit sërish, kur të shtënat me armë zjarri lanë të vdekur dy persona, një grua 42 vjeçare dhe një 58 vjeçar.

LEXO EDHE:

Ende pa u bërë 24 orë një vrasje e dyfishtë ndodhi në Vushtrri

Sipas raportimeve të policisë, burri pronar i një biznesi në fshatin Stanoc, i cili ka qëlluar për vdekje gruan 42 vjeçare, ish- punëtore në biznesin e tij dhe më pas veten.

Motivet nuk janë bërë të ditur nga autoritetet, mirëpo familjarë të viktimës 42 vjeçare kanë pohuar se xhelozia për punë ka shtyrë 58 vjeçarin në këtë akt makabër./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Vushtrri

Shpërndaje në rrjete sociale