Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur hulumtim, sipas detyrës zyrtare, për gjendjen e lypsarëve në rrugët e Kosovës.
Duke tentuar të gjejë shkaktarët dhe të ofrojë zgjidhje për këtë, ky organ megjithatë paralajmëron se institucionet e Kosovës nuk kanë të dhëna të sakta për këtë dukuri.
Megjithëse raporti është ende draft, por në fazë finale, janë dy arsye që i bëjnë fëmijët të kërkojnë lëmoshë, raporton KTV.
Gjatë këtij hulumtimi, institucioni i Avokatit të Popullit ka identifikuar se shumë nga këta persona që janë në rrugë të Kosovës vijnë nga Shqipëria.
Gjithashtu, ky institucion i ka propozuar Kuvendit të Kosovës të ndryshojë legjislacionin në fuqi, duke kërkuar që nga 5 vjet sa është tani, të rritet në 18 mosha e fëmijëve që përfitojnë nga skema sociale.
Sipas tyre, shkaku i kushteve të rënda, familjet vendosin të shtohen që të përfitojnë nga pensioni i shtetit, e që pastaj vetëm ua komplikon edhe më shumë situatën.
Policia e Kosovës ka identifikuar raste kur vetë prindërit i detyrojnë fëmijët të kërkojnë lëmoshë ose kryejnë punë të tjera të ndaluara.
Zyra për Media e këtij institucioni, ka konfirmuar për KTV-në se vetëm gjatë 2018-s kanë bërë 31 kallëzime penale në Prokurori dhe kanë identifikuar 58 fëmijë.
Ata janë viktima të veprës penale – keqtrajtim apo braktisje e fëmijës dhe prindërit e tyre kanë qenë të dyshuar për këtë vepër penale.
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...