Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë ka kryer sot një aksion ndaj një subjekti biznesor në tri lokacione në Prishtinë.
Sipas njoftimit, policia ka pranuar informatë se ky biznes po bën shitjen e produkteve të ndryshme me shumicë si suplemente të ndryshme, shampona, mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë (kamagra etj,) të cilat produkte dyshohet se janë pa origjinë të prejardhjes, disa produkte të falsifikuara dhe dyshohet për ndërrim të afatit të skadencës së produkteve, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë ka pranuar informata relevante se një subjekt biznesor, i cili operon në kryeqytet, bën shitjen e produkteve të ndryshme me shumicë si suplemente të ndryshme, shampona, mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë (kamagra etj,) të cilat produkte dyshohet se janë pa origjinë të prejardhjes, disa produkte të falsifikuara dhe dyshohet për ndërrim të afatit të skadencës së produkteve.”, bën të ditur policia.
“Sot me datë 05.12.2023 hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëveprim me Inspektoratin e Tregut nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë ndërmarr veprime në teren lidhur me informatën e lartcekur. Gjatë këtij operacioni është kryer kontroll në subjektin biznesor të dyshuar në tri (3) lokacione në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollimit të subjektit biznesor, bëhet e ditur se është hasur sasi e konsiderueshme e mallrave për të cilat pronari nuk ka mundur të prezantoj dokumentet e origjinës së këtij malli.
Lidhur me këtë është njoftuar Dogana e Kosovës-Njësia e Antikontrabandës të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes duke u bashkuar në operacion me hetuesit e PK-së dhe Inspektoratin e MINT.
“Në këtë rast Dogana e Kosovës ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të mallrave, të dyshuara si të kontrabanduara, ndërsa Inspektorati i tregut ka bërë bllombimin e depos deri në përfundim të rastit nga Dogana e Kosovës.”, njofton policia.
Operacioni është në proces nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Inspektorët sanitarë dhe zyrtarët tjerë të përfshirë në rast lidhur me kontrollimin e këtij subjekti biznesor.
I dyshuari me iniciale (G.T.) është sjell për intervistim, si person i dyshuar lidhur me dyshimet për veprat penale: “Kontrabandim i mallrave” dhe ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori kompetent nga PTH-Prishtinë dhe me rekomandimin e tij në këtë fazë personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info/



A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim