Kompania e Pacollit ndërtoi Spitalin Pediatrik në mesin e shumë spitaleve të ndërtuara nëpër botë

12:34 | 13 Shtator 2021

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth ndërtimit të Spitalit Pediatrik në QKUK.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka shkruar, “Jam i lumtur që kompania ime arriti që listës së gjatë të spitaleve bashkëkohore të ndërtuara nëpër botë, t’ia shtoi edhe Spitalin e specializuar pediatrik ne Prishtinë, padyshim, spitali me i kompletuar në vend”.

Postimi i plotë:

Sot në Prishtinë, u përurua Spitali Pediatrik që mban emrin “Sheikh Fatima” i kompletuar me teknologjinë më moderne të kohës, i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët drejtësisht kishin përzgjedhur kompaninë time që të ndërtoje dhe të kompletojë këtë spital sipas standardeve bashkëkohore.

Jam i lumtur që kompania ime arriti që listës së gjatë të spitaleve bashkëkohore të ndërtuara nëpër botë, t’ia shtoi edhe Spitalin e specializuar pediatrik ne Prishtinë, padyshim, spitali me i kompletuar në vend.

Shpresoj shumë që në këtë spital do të ketë staf të përzgjedhur, përgjegjës dhe profesionist, që këtë spital ta bëjnë pikë reference për shëndetësinë tonë./arbresh.info/

Përurohet Spitali i ri Pediatrik-Kirurgjik i Fëmijëve, “simbol i miqësisë me Emiratet e Bashkuara Arabe”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara