Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është takuar në Gjermani me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral James Mcconville.
Jashari e falënderoi Gjeneral Mcconville, ushtrinë amerikane dhe SHBA-në, për përkrahjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjenerallejtënant Jashari ka udhëtuar për në Garmisch të Gjermanisë, me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së ShBA-së, Gjeneral James Mcconville, për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA).
“FSK vazhdon të zhvillohet duke u bazuar në doktrinë, stërvitje dhe me pajisje amerikane, që lehtëson ndërveprueshmërinë mes dy ushtrive dhe trajnimet e përbashkëta. Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Mcconville u pajtuan për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive”, thuhet në postimin e FSK-së në Facebook./arbresh.info/



Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...