Jeton Zulfat, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i ka reaguar kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq e cila sulmoi opozitën serbe duke i quajtur “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”.
Lidhur me këtë, Zulfaj ka thënë se Kosova është demokraci dhe Kurti nuk zotëron asnjë media, përcjell Arbresh.info.
“Një sqarim për Ana Brnabiq: Ne jemi demokraci. Kryeministri Albin Kurti nuk zotëron asnjë media”, shkroi Zulfaj në platformën X.
Kujtojmë se sot Kuvendi i Serbisë ka nisur me tensione seancën e parë pranverore, ku deputetët kanë hedhur bomba me tym brenda sallës.
Brnabiq ka pasqyruar në Kuvend disa raportime të mediave kosovare lidhur me ngjarjen që u zhvillua atje.
Ndryshe, si pasoj e kaosit të ndodhur në Parlament tre deputet kanë pësuar lëndime ndërsa prokuroria ka kërkuar nisjen e hetimeve./Arbresh.info
A clarification for Ana Brnabić:
We are a democracy. Prime Minister Albin Kurti does not own any media. pic.twitter.com/7DDYGaO6lh— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) March 4, 2025
LEXO EDHE:
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...