Deputetja e VV-së, Aida Dërguti ka thënë se me vendimin e PZAP për të dërguar në rinumërim votat në Prishtinë dhe Prizren po krijohet një precedent i ri për të gjithë ata që duan të kontestojnë fitoren.
Dërguti ka thënë se po u dhemb që Vetëvendosje ka fituar dy nga komunat më të mëdha në Kosovë në balotazhin e 19 nëntorit, shkruan arbresh.info.
“Duket shumë e çuditshme për sa kohë në çdo vendvotim kanë qenë edhe kryesuesit nga të gjitha partitë politike po ashtu ka pasur numër të konsiderueshëm edhe të komisionarëve e të cilët në fund e kanë nënshkruar procesin dhe gjatë tërë ditës nuk kanë pasur ankesa. Po krijohet një precedent i ri ku duan ta kontestojnë fitore. Si duket ju dhemb se VV i fiton dy nga komunat më të mëdha dhe kjo është një përpjekje për të minuar vullnetin e qytetarëve”, është shprehur Dërguti./arbresh.info/
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...
Republika e Kosovës sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...