Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi familjen Bunjaku dhe në emër të Policisë së Kosovës u shprehu ngushëllime.
Gjatë kësaj vizite, Hoxha I ndau medaljen “Mburojë e Policisë”, si dhe në emër të ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla i dorëzoi flamurin e Republikës së Shqipërisë si nderim për veprën heroike të rreshter Afrim Bunjaku, shkruan Arbresh.info.
“Ky ishte edhe një mesazh tjetër i Drejtorit të Përgjithshëm që në këso kohë të vështira të qëndrojmë bashkë dhe të mbështesim familjen Bunjaku dhe të gjithë pjesëtaret e Policisë që me dedikim e sakrificë përkushtohen në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën tonë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rreshteri, Afrim Bunjaku ra heroikisht më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit si pasojë e sulmeve nga një grup i maskuar dhe i armatosur.
Presidentja, Vjosa Osmani e shpalli “Hero i Kosovës”, të ndjerin Afrim Bunjaku./Arbresh.info
Arrestimi i mësimdhënësit për dhunë, psikologu i shkollës “P...
“Futbolli vazhdon dhe unë largohem me kokën lart” – Le...
Zyrtare/ Kai McKenzie-Lyle – gardiani i ri i FC Ferizaj
Raporti i Sigurisë së Mynihut 2026: Bota ka hyrë në një epok...
Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se biseduan për Bordin e...
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...