Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë – Serbi.
Daut Haradinaj, nga Grpi Parlamentar i AAK-së, ka thënë se Kosova nuk është pengesë për dialogun, por Serbia me ne, por ne do ta ruajmë 17 shkurtin e 2008-tës.
“Kosova nuk është pengesë për dialogun, por Serbia. Në raport me Serbinë jemi konstruktiv edhe pse jemi opozite. Ne do të ruajmë 17 shkurtin 2008. Po ne çfarë raportesh kemi të reciprociteti me Serbinë, kur ne kemi me Shqipërinë࡙, Maqedoninë ata na kanë njohur, e Serbia jo. Kjo taksë është vendosur sepse Serbia është kundërshtare, e Kosovës në Interpol, e Serbia festoi për këtë mos anëtarësim. Ne jemi të njohur mbi 100 shtete dhe nga shtet me fuqi”, ka thënë ai.
Haradinaj tha se, nuk e kemi diskutuar reciprocitetin, taksën e njohin e reciprocitetin jo.
“Nuk e kemi diskutuar “reciprocitetin”, taksën e njohin e reciprocitetin jo, nuk është folur për këtë në publik. Taksa nuk ka qenë të vendoset hiq, po nuk është qëllimi i Kosovës, që ne t’i ftohim raporte, por ne i kemi treguar Serbisë, se nuk preket territori i Kosovës, sepse është derdhur gjak për ata kufijtë”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...