Nasim Haradinajn nga OVL e UÇK-së ka reaguar ndaj kryëministrit në detyrë, albin Kurti dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për mos ftesë për pjesëmarrje në takim për themelomin e Institutit për krime lufte.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me këtë anashkalim, krijohen dyshime të thella për përmbajtjen dhe natyrën e themelimit dhe karakterin gjithpërfshirës të akterëve të propozuar, dhe se qeveria Kurti po i cilëson si kriminel edhe pjestarët e UÇK-së i përkatsisht OVL-UÇK.
Haradinaj ka kërkuar zyrtarisht sqarim nga Ministria zonja ministre Albulena Haxhiu për mos ftesë, përkundër propozim vendimit dhe listimit të emrave për tu ftuar./arbresh.info


Postimi i plotë:
ANASHKALIMI, PADREJTËSI NGA DREJTËSIA, APO KUNDËR UÇK -SË?!
Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu edhe një herë dëshmuan mosdurim dhe hidhërim me mos ftesë, përkundër faktit juridiko-administrativ për pjesmarrje në themelimin e Institutit për Krime Lufte. Pse përfaqësuesi i OVL- UÇK , nuk u thirr në takim për themlimin e këtij Instituti? Me këtë anashkalim, krijohen dyshime të thella për përmbajtjen dhe natyrën e themelimit dhe karakterin gjithpërfshirës të akterëve të propozuar, dhe se edhe pjestarët e UÇK-së i konsiderojnë kriminel, përkatsisht OVL-UÇK, apo çka?!
Kërkojmë zyrtarisht sqarim nga Ministria zonja ministre Albulena Haxhiu për mos ftesë, përkundër propozim vendimit dhe listimit të emrave për tu ftuar.
Me respekt,
OVL- UÇK
N/Kryetar
Nasim Haradinaj
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...
Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër q...
Miratohet bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala n...
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...
Kurti: Alarmuese që Serbia po provokon me helikopterë pranë ...