Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim kampionen botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e saj.
Haradinaj ka shkruar në Facbook se Majlinda me bashkëpunëtorë kaluan shumë sfida për të lënë shenjë të pashlyeshme në historinë e sportit kosovar, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Është për çdo admirim puna e ekipës, Majlinda Kelmendi, Driton dhe Agron Kuka, që kaluan të gjitha sfidat për të lënë shenjë të pashlyeshme në historinë e sportit kosovar duke e nxjerrë Kosovën ashtu siç kemi dëshirë të jemi në të gjitha aspektet tjera. Puna ekipore dhe vendosmëria gjithmonë paguhen dhe të gjithë mund të mësojmë nga kjo.
Majlinda, vazja e artë, është dhe do të mbetet përgjithmonë heroina jonë dhe fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë sportistët shqiptarë për gjenerata të tëra.
I sigurova, që Qeveria që unë drejtoj, do të angazhohet që të gjithë sportistët tanë të trajtohen me dinjitet, duke ju siguruar atyre kushtet e nevojshme që t’i sjellin fitore të reja Kosovës dhe të vazhdojnë të na bëjnë të gjithëve krenarë.
RH


Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...