Duke falënderuar të gjithë pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku” që erdhën për të mbrojtur Kosovën, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet treguar të gjithë botës se Kosova ishte viktimë e luftës, dhe se ndaj shqiptarëve të pafajshëm është ushtruar gjenocid nga Serbia, shkruan arbresh.info.
Ish-komandanti i Dukagjinit, tashmë i pari i Qeverisë së Kosovës tha se Serbia po provon të ndryshojë historinë duke thurur mite e mohuar atë që kanë bërë në Kosovë.
“Historia jonë është e dhimbshme. Në emër të Kosovës janë thur lavde e mite për Kovën tonë, pjesën tonë të atdheut. Por mendoj që ajo që duhet ta dinë krejt, është që ka zënë vend e drejta jonë shqiptare. Serbia po provon me e ndërruar të vërtetën. Duhet të jemi të bashkuar, ti tregojmë botës që jo vetëm ishim viktima, por që ndaj nesh u ushtrua gjenocid. Edhe këtë mos e harroni: Gjysma e popullit të Kosovës është përzënë nga vendi , 20 mijë femra janë abuzuar seksualisht”, u shpreh Haradinaj.
Ai madje bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të qëndrojnë bashkë, pasi që sipas tij disa punë të atdheut kanë mbetur ende të pa përfunduara.
“Të rrimë të bashkuar, sepse puna e atdheut tonë, nuk është kryer krejt”, tha Haradinaj./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/760174187716787/
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...