Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot takimin e vet te rregullt në zyrat e LDK –së në Istog, shkruan arbresh.info.
Forma e tillë e organizimit të takimeve të Grupit është një praktikë e re e Grupit Parlamentar Grupit Parlamentar për të qenë më shumë nëpër degë të LDK-së dhe në komunikim më të afërt me qytetarë. Pas takimit në të cilin u diskutuan pikat e rendit të ditës për seancat e radhës të përcaktuara për ditën e enjte, deputetët e Grupit Parlamentar të LDK –së vizituan edhe Kryetarin e Komunës së Istogut njëherësh edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova.
Kryetari Rugova falënderoj deputetët për vizitën dhe i përgëzoj ata për praktikën e tillë. Ai më tutje i informoj deputetët me të arriturat e deri tanishme në Komunën e Istogut si dhe me planet për zhvillimin e kësaj komune në të ardhmen.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti në emër të tij dhe të deputetëve tjerë falënderoj kryetarin Rugova për mikpritjen si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Grupit si tërësi për t`a mbështetur kryetarin Rugova në rrugëtimin e tij për zhvillimin e Komunës së Istogut. Po ashtu Hoti theksoj se kjo praktikë do të vazhdoj dhe se në këtë mënyrë ata do të jenë më afër qytetarit për ti ndihmuar atyre dhe për tu kujdesur që kërkesat e tyre të dëgjohen në Kuvendi e Kosovës./arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë