Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për shkak se deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj nuk janë paraqitur sërish në gjykatë.
Kryetari i trupit gjykues ka urdhëruar që të lëshohet urdhërarrest për ndalim me arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit ndaj Kurtit, Haxhiut dhe Kadajt shkruan arbresh.info.
Në seancë ishte i pranishëm vetëm deputeti Faton Topalli.
Ndërkohë, në seancë sot nuk u paraqitën as të dëmtuarat e këtij rasti, deputetet e PDK-së, Flora Borvina e Blerta Deliu-Kodra.
Katër deputetët e VV-së akuzohen për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.
Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë për shkak se në seancë nuk ishin të pranishëm: Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1604411422957277/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër