
NATO Secretary General Jens Stoltenberg and the President of Montenegro, Milo Dukanovic
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq vizitoi të mërkurën (06.03) Brukselin dhe selinë qendrore të aleancës veri-atlantike në kryeqytetin evropian.
Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Gjukanoviq u shpreh para mediave, se përvoja e zgjidhjes së çështjes së hapur në mes të Greqisë dhe Maqedonisë Veriore mund të jetë e çmueshme në zgjidhjen e problemeve të tjera në rajon. E kam fjalën për marrëdhëniet, siç tha ai “në mes të Prishtinës dhe Beogradit”.
“Si fqinjë i përgjegjshëm dhe shumë i interesuar, punojmë në gjetjen e një epilogu pozitiv të këtij dialogu”, ka thënë Gjukanoviq. “Besoj se është e mundur dhe e ftoj NATO-n që me angazhimin e vet në këtë rajon së bashku me BE-në të kontribuojë në atë që është opsioni i vetëm i Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës