Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron gjak

18:23 | 16 Mars 2026
E.H

Gjatë ditës së sotme, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk dhuroi gjak duke dhënë shembull të shkëlqyer të solidaritetit dhe humanizmit.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare “Transfuzioni i Gjakut”.

“Ky gjest fisnik është një mesazh i fuqishëm për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe kontributit në shpëtimin e jetëve”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale