Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave, duke u bazuar në planifikimet për vitin 2023.
Për të filluar me operacionet, pjesëtaret e Kompanisë së Deminimit (KOMPDEM), kanë ndjekur trajnime rifreskuese për procedurat e punës, trajnim certifikues për pjesëtaret e rinjë që janë bërë pjesë e kësaj kompanie si dhe kanë bërë përgatitjen dhe inspektimin e pajisjeve që do përdorën në operacione”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do të punojnë në katër lokacione të ndryshme të Republikës së Kosovës dhe gjithashtu ekipet e EOD-së do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të pashpërthyera që mund të hasen nga qytetarët.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është e përgatitur profesionalisht dhe e gatshme që t’u dal në ndihmë qytetarëve të vendit me gjitha kapacitetet e saj kurdo dhe kudo që kërkohet”, thuuhet në fund të njoftimit./arbresh.info/
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë
Pse nuk u ngritën në këmbë Hoti, Bajrami, Gashi, Dumoshi e X...
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...