Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar me personel dhe pajisje në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën e fshatit Shtupeq dhe Komunën e Suharekës, si pasojë e temperaturave të larta qe po mbizotërojnë në vendin tonë.
“Togu i Gatishmërisë në Operacion përmes Qendrës Operative te Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të mirë edhe me ekipet e KFOR-it Amerikan, të cilët gjatë këtyre ditëve kryen një serë intervenimesh nga ajri, duke e lehtësuar lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të mbështes autoritetet civile me qëllim të minimizimit të rrezikut dhe lehtësimit të pasojave të shkaktuara nga situata me zjarret”, thuhet në njoftimin e tyre.


Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...