Kadeti Flamur Topilla ka diplomuar me sukses të lartë në Kursin Bazë të Oficerit në kuadër të Akademisë Ushtarake të Republikës së Turqisë dhe njëkohësisht mori gradën nëntoger.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin 431 kadetë, tre prej tyre nga shtetet tjera dhe një nga Kosova.
Përveç moduleve të përgjithshme, nëntoger Topilla u specializua në fushën e menaxhimit të personelit në kuadrin e nivelit shtabor- administrativ.
“Shumë urime për Nëntoger Topillën e mirënjohje e lartë për Akademinë e Forcave të Republikës së Turqisë për mundësinë e ofruar”, ka shkruar Mehaj./arbresh.info/
Trump tërheq ftesën e Kanadasë për në “Bordin e Paqes”
Kushner zbulon planin e ri për Gazën – Rindërtimi përfshin b...
KRM “Pastrimi” njofton çmimoren e re për grumbullimin e mbet...
Parashikimi i motit për të premten
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...