Evakuohen banorët në Bjeshkët e Nemuna

12:09 | 4 Gusht 2021

Zjarri ka kapluar rajonin e Bjeshkëve të Rugovës dhe si pasojë e temperaturave të larta nuk po arrin të mbahet nën kontroll.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për arbresh.info edhe Nehat Koqinaj nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

FSK ka evakuuar banorët nga pjesët ku zjarri ka arritur shumë afër shtëpive të banimit dhe po u rrezikon jetën atyre, së bashku me Policinë e Kosovës dhe me pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, kanë larguar banorët e disa pjesëve të Rugovës ku zjarri i është afruar shumë shtëpive të banimit.

Ndërkohë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë thirrje që vetëm personat zyrtarë të vizitojnë zonat ku zjarri nuk ka mundur të vihet nën kontroll./arbresh.info/

LAJMI I FUNDIT| Vatra të reja të  zjarrit, situatë e rënduar në Bjeshkët e Nemuna

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara