Dogana e Kosovës njofton se ka realizuar një kontrolle të rreptë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me ç’ rast janë zbuluar disa raste të veçanta të tentativave për të shmangur deklarimin e mallrave me vlerë.
Siç thuhet në njoftim vlera e mallrave të zbuluara arrin në mbi 30,000 mije euro, përcjell Arbresh.info
“Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 €. Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 €. Githashtu sot në mengjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 €, për një vlerë totale prej 20,900 €. Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se të gjitha mallrat i janë nënshtruar sekuestrimit deri në përfundimin e procedurave Doganore, si dhe palët e involvuara janë gjobitur në pajtueshmëri me Kodin Doganor.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të siguruar mbikëqyrje të plotë të kufijve dhe për të luftuar kontrabandën, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë dhe sigurisë publike të vendit”, njofton tutje DK./Arbresh.info

Vance: Trump ende synon një zgjidhje diplomatike me Iranin
Rama publikon pamje nga Portugalia: Edhe atje ka rrëshqitje ...
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...