Sot, malet në mes të fshatrave Gurbardh dhe Turjakë, janë përfshirë nga zjarri duke u djegur dhjetëra hektarë.
Janë regjistruar edhe zjarre në disa vende tjera, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë intervenuar në shuarjen e tyre.
Për këto zjarre ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe njëherit ka bërë thirrje tek qytetarët që të bëjnë kujdes, përcjell arbresh.info.
Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, gjatë tërë ditës janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në malet në mes të fshatrave Gurbardh dhe Turjakë, pasi zjarri, i ndihmuar edhe nga erërat, ka bërë që të digjen me dhjetëra hektarë me pyje.
Po ashtu zjarre janë regjistruar edhe në malet në mes të fshatrave Guriq dhe Pagarushë, pastaj në Panorc, si dhe një shtëpi e pabanuar në fshatin Shkozë.
Në vendngjarje kanë qenë edhe ekipet e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa zjarrfikësit janë ndihmuar edhe nga banorët.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të bëjnë kujdes dhe të tregojnë vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të mos shkaktohen zjarre të tilla. / arbresh.info/

Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...