Në rrethana të panjohura deri më tani ka shpërthyer zjarri në male dhe fusha në Lipjan, shkruan arbresh.info.
Nazmi Gashi Drejtor i Emergjencave në komunën e Lipjanit për arbresh.info ka konfirmuar zjarrin që gjatë ditës së djeshme ka përshirë 20 hektar tokë në komunën e Lipjanit.
“Zona ku është zjarri është larg nga banorët pra është me një zonë ku ska banim. Vatrën kryesore e kemi pas dje nga ora 12 e mesditës deri në mesnatë që ka përfshi atë zonë mbi 20 hektar pastaj sot është rishfaqë zjarri në të njëjtën zonë për shkak të mbetjeve të zjarrit. Ndërkaq në teren e kam një ekip bashkë me vullnetarët nga fshati që janë angazhua dhe po tentojnë me fut në kontroll përsëri”, tha Gashi.
Kujtojmë që njësitet e zjarrfikësve të Lipjanit, Llapnasellës e Novobërdës së bashku edhe me njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin./arbresh.info/
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...