Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet e seancës së sotme plenare.
Në këtë seancë ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe Ratifikimi i Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, nga e cila Kosova do të përfitonte 48 milionë euro.
Mirëpo, marrëveshja nuk ka arritur të kaloj për shkak të mungesës së kuorumit në votim, raporton arbresh.info.
Ndonëse në sallë në momentin e votimit ishin të pranishëm më shumë se 80 deputetë, vetëm 65 votuan për ratifikimin e kësaj marrëveshjes, edhe atë në votim të dytë.
Kësisoj kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për seancën e radhës.
Kuvendi sot nuk ka arritur të mbajë seancën duke shkuar dy herë në pauzë për shkak të mungesës së kuorumit në votime.
Lidhja Demokratike e Kosovës është ajo e cila nuk po voton duke theksuar se është e vendosur që të thelloj bojkotin dhe krizën dhe kështu ta qoj vendin në zgjedhje./Arbresh.info
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...