Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para pak çastesh.
Bashkë me Delawie në vizitë ishin edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, shkruan arbresh.info.
Delawie u njoftua nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në lidhje me punën që po bënë KQZ për procesin e zgjedhjeve.
Ai po ashtu u njoftua nga Kryeprokurori Lumezi i drejtori i Policisë, Maxhuni në lidhje me punën që këto dy institucione po bëjnë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve./arbresh.info/
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...