Gazetari dhe publicisti, Valon Syla, ka folur për herë të parë pas sulmit fizik që i është bërë sot rreth orës 12:00 në Prishtinë, duke bërë të ditur se nuk ka ndonjë lëndim serioz.
Ai ka thënë se nuk ka ndonjë lëndim serioz, ndërsa ka qenë në polici për ta denoncuar rastin.
Syla ka thënë se është sulmuar nga tre persona, por se vet kishte refuzuar që të përleshet me agresorët, dhe se është përvjedhur për të njoftuar policinë.
“Nuk kam ndonje lendim serioz. Isha ne polici edhe i dergova te vendi i ngjarjes. Kamera ka aty dhe shpejtë e gjejne kush eshtë… ishin tre vetë… ndoshta dikush prej tyre edhe ka gjiruar me telefon… por nuk desha te ndeshem… u përvjedha dhe e lajmerova policinë… të presim se kush qenka sulmuesi”, ka thënë Syla në një prononcim për media.
Ndryshe, gazetari Syla, është sulmuar fizikisht sot në Prishtinë, saktësisht në afërsi të lagjes “Pejton” në Prishtinë.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, kanë bërë të ditur nga Policia.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...