Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në Prishtinë, Agron Çitaku ka thënë për Arbresh.info se njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në sallën e operimit.
Çitaku bëri të ditur se mosha e të plagosurve sillet nga 30 deri 50 vjeç.
Ai shtoi se njëri nga të plagosurit nuk ka pranuar të qëndroj në spital dhe është marr nga Policia e Kosovës.
“Prej tyre, dy janë më rëndë dhe dy janë më lehtë madje njëri prej tyre nuk ka pranuar as të qëndroj në spital dhe e ka marr policia. Njëri është në sall duke u operuar ndërsa tjetri nuk besoj që do të hyjë në sall edhe pse është me armë zjarri. Mosha sillet prej 30 deri në 50. Dy janë më të ri dy më të moshuar”, ka thënë Çitaku.
Siç raporton Arbresh.info nga Emergjenca, një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë prezent në QKUK./Arbresh.info /Arbresh.info
Lexo edhe:
Numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës gjenden tek hyrja e Klinikës Emergjente
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare