Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.
“Forcimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona është përkushtim dhe qëllim i përbashkët. Kosova dhe Hungaria punojnë dhe bashkëpunojmë në shumë nisma dhe projekte të ndryshme me interes të përbashkët”, tha Bislimi.
Ambasadori Bencze theksoi se Hungaria është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me Kosovën, ndërsa Bislimi afirmoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të gjetur mënyra drejt avancimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë takimit dhe bashkëbisedimit miqësor, palët ndanë dhe eksperiencat e shteteve të tyre në fusha të ndryshme si arti, kultura dhe arsimi. /Arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë