Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se marrëveshja e dhjetorit në Bruksel është vetëm dakordim, dhe nuk ka asnjë nënshkrim për të.
Në pyetjet e gazetarëve, Bislimi theksoi se nëse deri në fund të marsit nuk ka marrëveshje tjetër, atëherë do të fillojnë gjobat për ata që nuk i konvertojnë targat ilegale serbe në ato RKS, raporton arbresh.info.
“Në mënyrë që të krijohet diskutimi serioz pezullohen gjobat, kjo është marrëveshja e Bashkimit Evropian. Nuk ka nënshkrim për këtë dokument por është dokumenti i dakorduar. Dokumenti ka afat kohor deri në takimin e radhës sepse kemi thënë që do të takohemi në mars, pra afati kohor është fundi i marsit. Nuk lejohet riregjistrimi dhe as regjistrimi i targave ilegale. Sipas legjislacionit më fuqi cila do veturë që haset në qarkullim në Kosovë, dënohet 150 euro.”, ka thënë Bislimi në konferencë.
Ndërkaq ai foli edhe për propozimin evropian që u pranua nga Kurti të hënën. Sipas tij, me këtë propozim, Serbia “de-facto” e njeh Kosovën, ndonëse në letër nuk figuron diçka e tillë.
“Ajo që ka nxjerre z. Kurti ka thënë se është dakord me platformën e planit Franko-Gjerman, që defakto e njeh Serbia Kosovën. Pra ka mbetur për t’u diskutuar se çka duhet ndryshuar dhe çka jo. Për planin pyetne z. Lajçak.”, tha Bislimi.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...