Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, organizon konferencën e lançimit kombëtar të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0.
Indeksi është një mekanizëm i pavarur për matjen e reformave të çdo vendi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës (KDF).
Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës nxjerr në pah se si Kosova performon në më shumë se 987 indikatorë, të përshtatur nga lista zyrtare e zbatimit të KDF.
Indeksi sjell evidenca mbi zhvillimin e politikave, zbatimin e politikave, kapaciteteve në ofrim të shërbimeve, llogaridhënien në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe nivelin e bashkëpunimit në mes të aktorëve që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.
Në lançimin e Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0, për fjalën e rastit të ftuar janë: Ramush Haradinaj – Kryeministër i Kosovës, Luigi Brusa – Shef i Sektorit të Bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe Hilmi Jashari – Avokat i Popullit.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK