Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini u takua sot në Bruksel me anëtarët e Delegacionit për Dialog të emëruar nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor 2018.
“Duke përshëndetur emërimin e Delegacionit, Përfaqësuesja e Lartë e pa praninë e tyre në Bruksel si një demonstrim i prioritetit që autoritetet e Kosovës po i japin procesit të normalizimit, një kërkesë për rrugën evropiane të Kosovës dhe nevojën për të punuar së bashku në Dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit , të lehtësuar nga BE,” thuhet në komunikatën për medie të Shërbimit të Jashtës të Bashkimit Evropian, raporton arbresh.info.
Aty thuhet se takimi ishte një mundësi për një shkëmbim me përfaqësuesit e Kosovës në Dialog.
“Në këtë kontekst, Përfaqësuesja e Lartë përsëriti urgjencën për revokimin e tarifave doganore, të shpallura nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit të kaluar,” thuhet në komunikatë.
Sipas Mogherinit, arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kontekstin e Dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës kërkon një klimë që kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, ku respektohen dhe zbatohen marrëveshjet e kaluara dhe veprimet dhe deklaratat të cilat nuk janë në përputhje me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjike të rajonit janë shmangur./arbresh.info/
Ekipi negociator dakordohet të ketë takime më të shpeshtuara
Limaj: Në takim kërkuam angazhim shtesë që të futet në rend dite çështja e liberalizimit
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...