Dhjetëra serbë kanë protestuar në kohën kur ka nisur festivali “Mirëdita, Dobar Dan”. Ata në duar kanë mbajtur pankarta ku presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haraidnaj i kanë quajtur “kriminelë lufte”.
“Vetëm një serb që e urren vetveten, shtrëngon duart me vrasësit e serbëve. S’ka marrëveshje me kriminelët e luftës”, shkruan në parulla ku janë të vendosura fotot e Thaçit e Haraidnajt, raporton gazetari i Reporteri.net nga Beogradi.
Protestuesit me këngë patriotike serbe kanë penguar festivalin ku po paraqitet kultura kosovare.
Për të mbajtur situatën nën kontroll kanë dalë një numër i shtuar i policisë.
Në këtë festival po marrin pjesë një numër i madh i artistëve dhe gazetarëve nga Kosova me synim të bashkohen komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuojë në arritjen e një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Serbët protestojnë kundër festivalit ku po marrin pjesë kosovarët
Dhjetëra serbë kanë protestuar në kohën kur ka nisur festivali “Mirëdita Dobar Dan”. Ata me këngë patriotike serbe kanë penguar festivalin ku po paraqitet kultura kosovare, raporton gazetari i Reporteri.net që ndodhet në Beograd. Për të mbajtur situatën nën kontroll kanë dalë një numër i shtuar i policisë. Në këtë festival po marrin pjesë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...