Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka arsyetuar me sjellje tradicionale veprimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi i cili ka gjuajtur me armë në një rast.
Gjatë interpelancës së Haradinajt të thirrë nga LDK-ja në lidhje me këtë çështje, kryeministri ka thënë se nuk është e hijshme që askush të ekspozohet në publik , mirëpo ka thënë se kjo është pjesë e traditave shqiptare, shkruan Arbresh.info
“Nuk është e hijshme në shekullin 21 kurrkush të ekspozojë as publikut as njerëzve ne gjuajtje me arme por po ashtu nëse duam të flasim reale në jetën tonë janë disa tradita të cilat nuk janë zhdukur plotësisht dhe tani dakordohemi që të sillemi në përputhje me obligimet që kemi si publike si qytetare. Pikëpamjet e mija personale janë pak më tradicionale dhe për këto mbaj përgjegjësi mirëpo e përsëris se ky rast dhe kjo interpelancë dhe kjo tërheqje e vërejtjes se të gjithë duhet të korrigjohemi sa i përket traditës”, ka thënë Haradinaj në Kuvend.
Sipas tij, Policia e Kosova ka intervistuar 5 persona në këtë lëndë ndër ta edhe zëvendëskryeministrin Gashi.
Ai tha po ashtu se Policia ka konfiskuar dy revole, që janë me ajër të kompresuara të modifikuara për gjuajtje duke shtuar se lënda është në Prokurorinë e Gjakovës./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1671760636222355/
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet nda...
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...
Haradinaj uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, kë...
“Pesë vite histori” – Prindon Sadriu reagon pas përfundimit ...
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...