Është arrestuar një serb në Graçanicë i dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Në një njoftim për medie, Policia bën të ditur se serbi D.M ka qenë gardian i burgut në Prishtinë dhe Lipjan gjatë kohës së luftës dhe dyshohet se ka sistematikisht ka torturuar, ka keqtrajtuar dhe ka maltretuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit shqiptarë në atë kohë.
Arrestimi u realizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
“Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Organet e rendit njoftojnë se ai këto vepra i kishte kryer bashkë me persona të tjerë ende të paidentifikuara, teksa në arrestimin e tij ka gjetur:
“- një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm,
– 136 fishek të kalibrit 9x19mm,
– thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives,
– shufër metalike “Taiëan”,
– dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj”, thotë Policia.
Në konsultim me prokurorin kompetent nga Prokuroria Speciale i dyshuari i lartcekur është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të siguruar nga familja, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’./Arbresh.info
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq