Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar dy persona të dyshuar për shit-blerjen e substancave narkotike.
Gjatë këtij operacioni, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë dhe një sasi të substancës narkotike, shkruan Arbresh.info.
“Pas pranimit të një informate, se në një pompë derivatesh nga dy persona të dyshuar po kryhet shit-blerje e substancave narkotike. Ka qenë reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve të stacionit të Lipjanit, ai që ka rezultuar me arrestimin e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit, ndaj personave të arrestuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i armës dhe blerje posedim dhe shpërndarje e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Ndërkaq me aktvendim mbi ndalimin të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Arbresh.info/
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...