Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka reaguar pas protestës së zhvilluar nga aktivistët e grupit “Asnji Cent Ma Shumë” para këtij institucioni, që përfundoi me arrestimin e 12 protestuesve.
Në një njoftim të lëshuar, ZRRE shprehet se respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, si një e drejtë e garantuar nga ligjet e Republikës së Kosovës.
Megjithatë, ajo kërkon që protesta të mos pengojë ushtrimin e detyrave të saj konform mandatit të përcaktuar.
Kujtojmë se protestat janë një vazhdim i reagimeve të aktivistëve ndaj rritjes së çmimeve të energjisë.
Tensionet mund të rriten, pasi aktivistët kanë paralajmëruar për bllokada të reja që do të fillojnë nesër në orën 8 të mëngjesit.

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur