Forca jo të pakta të Policisë së Kosovës, kanë ardhur në mbështetje të hetuesve dhe policëve të EULEX-it, tek objekti ku gjendet banesa e Adil Behramaj, ish-këshilltarit të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët që nga orët e hershme të mëngjesit kanë nisur ta bastisin banesën e tij.
Deri sa po qëndron ekipi i ‘Arbresh.info’, është parë vetëm duke hy brenda në bodrum njëri nga agjentët e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, me veturën me logo të mediumit të cilin e ka në pronësi Behramaj.
Informacione zyrtare ende nuk po pranon të jep askush nga zyrtarët policorë apo nga Prokuroria Speciale.
Afër ndërtesës shihen automjete të shumta të policisë ashtu siç shihen edhe nga fotot.
Hetuesit e Prokurorisë Speciale nuk janë duke qëndruar afër policëve, ata janë në një distancë më të largët prej vendit ku janë zyrtarët policorë.
Vendi ku ka nisur bastisja e ish-këshilltarit të Thaçit, është në lagjen Arbëria (ish-Dragodan), përball vend parkingut të madh që gjendet mbrapa Pallatit të Rinisë.
Për detaje të tjera ‘Arbresh.info’ po qëndron në vendin e ngjarjes dhe do t’ju mbajë të informuar. /arbresh.info/

Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...