Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha e ka kujtuar ish- Presidentin historik, Ibrahim Rugova në 17 vjetorin e vdekjes së tij.
Berisha ka bërë homazhe tek varri i tij.
Ai ka thënë se Rugova përfaqëson një epokë të rilindjes dhe organizimit politik e institucional në tokat stërgjyshore.
”Në lavdinë kombëtare të shqiptarëve kosovarë, Ju përfaqësoni një epokë të rilindjes dhe organizimit politik e institucional në tokat stërgjyshore. Vitet pa Ju janë për Ne vite pa mendimin e thellë dhe pa urtësinë intelektuale! Beteja me okupatorin serb, shpesh po dezorienton shtetin që Ju ia dëshironit “miqësinë permanente me SHBA” dhe që ende nuk është anëtarësuar as në mekanizmat tjerë euroatlantik. Faleminderit President për trashëgiminë politike ! Nderim thellësisht urtësisë Suaj si rruga e ecjes sonë kombëtare”, ka shkruar deputeti Hiseni në Facebook. /arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”