Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka vizituar qytetin e Rahovecit, ku bashkëbisedoi me banor për hallet dhe sfidat që ata i preukopojnë çdo ditë.
Disa prej temave që u diskutuan janë situata në arsim, kriza ekonomike dhe energjetike, për përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi.
“Hapur dhe shtruar, me qytetarët e Rahovecit bashkëbiseduam për problemet dhe sfidat në të cilat po kalon vendi.Ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën në arsim, krizën ekonomike dhe energjetike, për përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi dhe përmbylljen sa më parë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /arbresh.info/
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...