Në bazë të statistikave të fundit të kryera nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bëhet e ditur se numri i banorëve rezidentë është 1 782 115.
Ndërkaq për të arritur të dihet se nga vije ky qarkullim i hovshëm i veturave brenda territorit të Kosovës, janë bërë edhe statistikat për tu gjetur numri i automjeteve të regjistruara në Kosovë, gjatë vitit 2019.
Gjatë vitit 2019 në Kosovë janë të regjistruara 355,829 mjete motorike dhe jo motorike. Nga kjo bëhet e ditur se regjistrimi i automjeteve në raport me vitin 2018 ka pasur rritje për 3/54%.
Më shumë se 183 milionë euro kanë shpenzuar qytetarët e Kosovës për blerjen e veturave nga jashtë, vetëm gjatë vitit 2018 raporton Autoshkolla Online.
Në proporcion me blerjen e veturave shumë të rinj iu janë nënshtruar edhe testit të auto-shkollës për tu pajisur me patentë shofer.
Pos për blerjen e veturave, qytetarët një shumë të konsiderueshme parash e shpenzojnë më pas edhe për zhdoganim.
Bazuar në të dhënat zyrtare, nga procesi i zhdoganimit të këtyre makinave, Dogana e Kosovës ka arkëtuar afër 58 milionë euro (57 milionë e 953 mijë euro). Prej tyre, rreth 22 milionë euro janë inkasuar vetëm nga taksa doganore dhe akciza, ndërsa 36 milionë euro tjera janë grumbulluar nga TVSh-ja (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar).
Dogana i ka inkasuar afër 10 milionë e 500 mijë euro, vetëm nga zhdoganimi i 3 mijë e 349 veturave të reja – të cilat nuk u nënshtrohen të gjitha taksave. Sipas llogaritjeve i bie që pronarët e veturave të reja, mesatarisht, kanë paguar taksa në vlerë prej 19.4 për qind të çmimit të veturës.
Ndërsa, për zhdoganimin e 17 mijë e 340 veturave të përdorura, të cilat i nënshtrohen taksës doganore, akcizës dhe TVSh-së, qytetarët kanë paguar 47.5 milionë euro. Përkthyer në përqindje, pronarët e këtyre veturave i bie se, mesatarisht, kanë paguar taksa në vlerë prej 36.7 për qind të çmimit bazë të veturës./arbresh.info
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...