Në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, gjatë muajit janar 2025 janë raportuar gjithsej 182 aksidente të komunikacionit rrugor.
Nga këto aksidente, 1 ka rezultuar me fatalitet, ku një person ka humbur jetën, ndërsa 70 aksidente kanë shkaktuar lëndime, duke lënduar gjithsej 111 persona. Po ashtu, 111 aksidente kanë pasur vetëm dëme materiale.
Për krahasim, gjatë janarit të vitit 2024, në të njëjtin rajon janë regjistruar 144 aksidente, ku 47 prej tyre kanë shkaktuar lëndime dhe 97 aksidente kanë pasur dëme materiale. Në njoftim thuhet se kjo tregon një rritje prej 26.3% të aksidenteve gjatë muajit janar 2025 krahasuar me një vit më parë.
Në të njëjtën periudhë, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 4,758 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 66 patentë shoferi për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit.
Policia ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve, duke apeluar për kujdes të shtuar nga shoferët.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, duke njoftuar menjëherë stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrave kujdestarë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi