180 shtëpi të fshatit Dobratin pa rrymë që katër ditë

19:53 | 16 Janar 2016
M. A.

Në fshatin Dobratin të Komunës së Podujevës, rreth 180 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike tash 4 ditë.

Përkundër kërkesave të banorëve në KEDS, për të ndërruar transformatorin e dëmtuar dhe të vjetër, kërkesa e tyre nuk është përfillur, raporton RTK.

Njëri nga banorët e këtij fshati tha se përveç ndaljes së energjisë elektrike për disa ditë, furnizimi me energji edhe në gjendje normale është i dobët.

Madje, ai tha se në shitoren e tij janë prishur frigoriferët mu për këtë arsye dhe për këtë përgjegjësi nuk ka marrë askush.

“S’ka mbet tjetër gjë, përveçse me u tërhjek nga fshati”, tha një banor tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale