Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ajo tha se edhe pse Kosova është një Republikë e re, ajo, sipas saj, nuk është e re për ta kuptuar që liria kërkon angazhim të përditshëm, shkruan Arbresh.info
Pos tjerash, kryekuvendarja tha se sot kujtohen dhe nderohen të gjithë ata që dhanë jetën për lirimin e Kosovës.
“Sot shënojmë 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Mbase një Republikë e re, por jo edhe aq e re për të kuptuar që liria kërkon angazhim të përditshëm. Sot, por edhe çdo ditë tjetër kujtojmë me nderim dhe respekt të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për Pavarësinë që sot ne e gëzojmë. Sot nderojmë po ashtu figurat e larta, që kontribuuan në rrethana dhe periudha të ndryshme për çlirimin, lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, tha Haxhiu.
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4