Arbresh.info mëngjesin e së mërkurës kishte raportuar për një operacion masiv të Policisë së Kosovës.
E pasdite në një konferencë të jashtëzakonshme për medie policia ka dhënë detaje.
Nënkoloneli, Rexhep Fetahu, drejtor i drejtorisë për hetimin e krimin e organizuar ka thënë se operacioni është zhvilluar nën dyshimin e trafikimit të armëve.
“Për planin operativ ‘shenjestra’ janë kontrolluar 27 lokacione, objekte banimi, objekte përcjellëse me qëllim të mbleshjës së provave. Hetimet janë zhvilluar ndaj një grupi të personave të dyshuar të cilat vazhdimisht kanë bashkëvepruar në kryerjen e veprës penale të trafikimit të armë kryesisht nga Maqedonia duke shfrytëzuar rrugët malore e më pas shitja e tyre në Kosovë. Disa nga armët dolën në treg si armë gazi ndërsa disa të tjerë kanë dal si armë zjarri”, ka thënë ai.
Fetahu ka shtuar se gjatë operacionit janë arrestuar 18 persona.
“Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 18 të dyshuar dhe janë sekuestruar prova materiale si 57 armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme, 9 mijë fishek të kalibrave të ndryshëm, 2 vetura, dy vetura, një shumë prej 10 mijë euro para të gatshme, 25 celularë
E operacioni që ka nisur para një viti është zhvilluar në 6 rajone sipas Fetahut.
“Operacioni është zhvilluar në 6 rajone të Kosovës, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Pejë Hetimet kanë filluar vitit e kaluar, më shume se 8 muaj është hetuar ky grup”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok