Sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 87 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë.
Sot më 28 qershor 2020, janë shëruar 31 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.425 raste, kurse raste aktive 1.203.
Numri total i rasteve pozitive 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...