Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë u përmenden si “trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.
Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.
Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë treguan para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur, kur disa nga bashkëmoshatarët e tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen, më 17, mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt përshkallëzuan në dhunë.
Gjatë trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe. Ngjarje të ngjashme ndodhen me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. Serbët u hakmorën edhe me djegien e disa xhamive në Serbi.
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...