Punëtorët në Kosovë po vazhdojnë ta pësojnë në vendet e tyre ku punojnë, për shkak të kushteve jo te favorshme të punës.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Rahovec, por këtë herë viktimë është një i mitur, i cili është rrëzuar derisa ka qenë duke punuar në shtëpinë e xhaxhait të tij.
Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se viktima është një 17-vjeçar, i cili është dërguar në këtë qendër pasi është rrëzuar nga ‘skelet’ në objektin ku ka qenë duke punuar.
I riu është dërguar pa vetëdije në Emergjencë, ku po e vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të plagëve.
Siç mëson Sinjali, viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin e Gjakovës, por për shkak të gjendjes është transferuar në Prishtinë.
Lidhur me rastin, hetuesit policorë kanë intervistuar të dyshuarin, xhaxhain e të miturit, ndaj të cilit Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...