Më shumë se 160 ushtarë gjermanë janë infektuar me COVID-19, në misionet jashtë vendit.
Sipas njoftimit nga Bundeswehr, shumica e rasteve janë në Afrikën Perëndimore dhe Kosovë.
71 janë prekur nga koronavirusi në Mali, 22 në Nigeri, 18 në Kosovë, 17 në Irak, 11 në Afganistan, tetë në Lituani dhe dy në Liban.
Siç njoftohet rreth 7 mijë ushtarë gjermanë po shërbejnë në misione të ndryshme paqëruajtëse në botë, prej tyre 1 mijë janë vendosur në Mali dhe Nigeri.
Deri në fund të vitit të kaluar kishte rreth 1 mijë e 200 të pranishëm në Afganistan, 150 në Irak dhe rreth 80 në Kosovë.
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
SHBA beson se fundi i luftës është afër
Parashikimi i motit për sot