Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugovën.
Në 16 vjetorin e vdekjes, Hoti ka shkruar se sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Ibrahim Rugova. Filozofia politike e tij – duke promovuar paqen por duke mbrojtur “pragun e shtëpisë”, si dhe i palëkundur në qëllimin e tij për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës, që jeton në fqinjësi të mirë, i integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – e bën atë mendimtarin, politikanin dhe patriotin më të madh të historisë më të re të shqiptarëve./arbresh.info/
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...